PD Rama po tenton te minoje procesin zgjedhor

Partia Demokratike ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste Edi Rama se po tenton të minojë proçesin zgjedhor me akuza dhe mospjesëmarrje në vendimmarrjet që opozita detyrohet t’i zbatojë me ligj. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e selisë blu Laura Vorpsi është shprehur se Rama i është rikthyer sindromës së vjetër të sulmit ndaj proçesit zgjedhor me moton tashmë të njohur nga të gjthë shqiptarët: “Po nuk fitova unë, zgjedhjet nuk njihen.
“Shqiptarët i mbajnë mend shumë mirë sulmet qe ai u bëri zgjedhjeve lokale të 2007 -ës për çertifikatat, të 2009 -ës për kartat e identitetit dhe 2011 -ës për të gjitha. Rama u qa pa arsye për 2007 -ën, u qa pa asrye për 2009 -ën, pa arsye për 2011 -ën dhe nuk ka si të mos qahet pa arsye edhe për 2013 -ën.
Edi Rama po kërkon sot atë ndarje mandatesh që e refuzoi pa arsye në KQZ më 23 nëntor. Mjafton vetëm ky moment për të kuptuar jo vetëm papërgjegjshmërinë politike të z. Rama, por edhe paqëndrueshmërinë psikike që i shtohet çdo minutë e më shumë me afrimin e datës së zgjedhjeve të 23 qershorit”- deklaroi zëdhënësja e PD-së.
Sipas saj qarja përpara zgjedhjeve i është kthyer në një sëmundje patologjike, të pashërueshme.
“Sot, sindroma e Ramës për mosnjohjen e zgjedhjeve rëndohet akoma më shumë për shkak të “kapsllëkut” politik që po kalon ai vetë dhe partia të cilën ai drejton.
Sot, kur ndihet më i vetmuar se kurrë, kur aleatët po e braktisin më me shpejtësi sesa socialistët në Këshillat Bashkiakë në të gjithë Shqipërinë, kur ka ngelur në çarkun që ka ngritur vetë me mosvotimin e 3 ligjeve dhe kur ka zhgenjyer përfundimisht njëherë e përgjithmonë cdo shqiptar kudo ku jeton me mosvotimin e ligjeve të integrimit, Rama po kërkon më shumë se çdo herë tjetër të dëmtojë zgjedhjet, pasi edhe vetë ai është i bindur tashmë për humbjen e madhe më 23 qershor.”-vijoi ajo, e cila shtoi se paburrëria e tij për t’u përballur ndershmërisht në beteja elektorale, e kanë shndërruar atë në goren e vërtetë të çdo proçesi zgjedhor dhe në pengmarrësin më të madh të ëndrrës europiane të popullit shqiptar.