PD: Rama refuzoi rezolutën e Parlamentit Evropian

Tiranë, 9 korrik, NOA Selia blu ka reaguar sot pas takimit te përjavshëm të liderit të opozitës, Edi Rama duke deklaruar se Edi Rama deklaroi publikisht se nuk e pranon Rezolutën e Parlamentit Evropian, të miratuar dje me konsensusin e gjerë të grupeve politike në Strasburg.
Deputeti i PD-së, Osman Metalla në emër të selisë blu theksoi se zoti Rama hodhi poshtë në përgjithësi Rezolutën dhe sidomos pikën 6 të saj.
Duke iu referuar kësaj pike Metalla citoi se rezoluta vëren se marrëveshja kryesore për ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor, për të hetuar mbi zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, ku kryetari dhe shumica e të cilit të zgjidhen nga opozita, dhe me mandat për të hetuar materialet zgjedhore, duhet të zbatohet sa më shpejt, të jetë e mundur; dhe thekson se ky komision hetimor duhet ti paraqesë konkluzionet e tij në kohën e duhur për ti mundësuar parlamentit miratimin e legjislacionit të ri, mjaft para zgjedhjeve lokale, mbi bazën e konkluzioneve të komisionit dhe propozimeve të bëra nga OSBE/ODHIR.
Metalla nënvizoi se Edi Rama i gjendur në panik dhe dëshpërim të thellë pas votës së djeshme në Parlamentin Evropian, ku u votua për të mbështetur Shqipërinë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, pa kaluar 24 orë, refuzoi të marrë përgjegjësitë e qarta që i kërkon ky dokument.
Selia blu i kujtoi kryesocialisti Rama se ligji zgjedhor në nenin 178 të tij saktëson se materialet zgjedhore janë procesverbalet e votimit, tabelat dhe procesverbalet e numrit të fletëve të votimit, dhe jo fletët e votimit.
Duke iu referuar thënies së Ramës se nuk do të lejohet të digjet asnjë fletë votimi, Metalla sqaroi më tej se i njëjti nen
saktëson se, me marrjen e kutive të votimit dhe fletëve të votimit, të gjitha fletët e votimit dhe kundrafletët digjen nën mbikqyrjen e KQZ-së.
Kryetari i Partisë Socialiste është i vetmi politikan në botë, i cili pranon vetëm gjysmën e një neni, dhe jo gjysmën tjetër të tij, për shkak se nuk i intereson. Refuzimi i rezolutës së Parlamentit Europian nuk është rasti i parë dhe as fenomen i shkëputur në qëndrimet e zotit Rama ndaj mesazheve të institucioneve ndërkombëtare. Të njëjtën gjë ai ka dëshmuar edhe në rastin e Këshillit të Europës dhe të pëpjekjeve të tjera të faktorit ndërkombëtar për ti dhënë një zgjidhje situatës politike në Shqipëri, vlerësoi deputeti Osman Metalla.
Sipas Metallës, ky rast më i fundit i saktësimit në rezolutë do ta bëjë Ramën të kuptojë peshën reale që ka Parlamenti Evropian në vendimarrjen politike të BE-së, në raport me Shqipërinë dhe me procesin e saj integrues.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")