E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama u tha shqiptarëve se qëllimi i ardhjes së tij në pushtet, është për të vjedhur

30-09-2012 / Gazeta 55

"Qëllimi i ardhjes në pushtet i Partisë Socialiste nuk është gjë tjetër veçse për të vjedhur qytetarët shqiptarë". Kështu u shpreh sot gjatë një deklarate për shtyp, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi, duke iu referuar deklaratës publike të deputetit socialist, Eduart Shalsi.


Selia blu bëri të qartë për opinionin publik se, ajo për çfarë po punon lidershipi socialist, është pikërisht vjedhja e qytetarëve dhe vendosja me ligj e diktaturës së 20%-shit, njësoj si në vitet e errëta të pushtetit të tij në Bashkinë e Tiranës.


“Këto ditë me gojën e nënkryetarit të Partisë Socialiste, të Shalsit të tij, iu deklaroi haptas shqiptarëve se qëllimi i ardhjes së tij në pushtet nuk ishte tjetër veçse për të vjedhur, natyrisht si ç’pohoi ai, për të vjedhur jo haptas por me lezet. Pra ai pohoi edhe një herë atë që zoti Rama dhe bashkëpunëtorët e tij në krye të Bashkisë pohonin më parë se: “Ne vjedhim dhe punojmë”. Me këtë pohim nëpërmjet Shalsit të tij, z. Rama dëshmon atë që thotë populli: “Ujku qimen ndërron por zakonin nuk e harron”. Ai haptas iu pohoi shqiptarëve se ligji i tij i parë që do të rivendosë në Shqipëri do të jete ligji i 20 %-it për çdo licencë, leje apo autorizim shtetëror, njëlloj si në vitet e Bashkisë”- u shpreh zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi.


Sipas saj, me pohimin publik që bëri me Shalsin, Rama konfirmoi se ai e do pushtetin për të vjedhur me lezet, duke dëshmuar se i kërkon votat e shqiptarëve jo për qytetarët, por për klanet. “Vetëm dy prej te cilave arkitektit tij të dashur Shkreli dhe drejtorit të tij besnik Eftimi iu besonte 80% të lejeve të ndërtimit apo 100% të reklamave për të ndarë me ta me lezet fondet e buxhetit të shtetit dhe fitimet e tyre. Me deklaratën glamoroze të vjedhjes me lezet, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i fakton biznesit vendas dhe të huaj se zotimet e tij për të anuluar kontratat dhe koncesionet janë detyrimi dhe premtimi i tij solemn para klubit të miliarderëve të kupolës së Partisë Socialiste të cilët derdhin lot për kohën kur rrëmbenin ose blinin me 1/15 e çmimit të tregut, trojet në qendër të Tiranës, kur lejet për pallate 5 katëshe i shndërronin në pallate 35 katëshe brenda natës apo kur me tenderët e pastrimit të qytetit plehrat nuk transportoheshin në Sharrë, por për të mos shpenzuar për transportin mbushnin lumin e Tiranës”, theksoi zëdhënësja e PD.


Gjithashtu, Partia Demokratike i bën me dije Ramës se, “po sheh ëndrra me sy hapur, sepse më datë 8 maj të vitit 2011-të qytetarët e Tiranës i dhanë përgjigjen e merituar dhe përfundimtare alternativës së tij të vjedhjes me lezet, duke e ndyrë atë në arkivin e turpit të Shqipërisë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›