E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD-Ramës: Martirët e lirisë s`kanë lidhje me tutorët dhe mashtruesit

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së kryesocialistit Edi Rama, i cili i bëri thirrje Kryeministrit Berisha për dialog me ish të përndjekurit politik në grevë.
 

Në një dalje për mediat zëdhënësja e kësaj partie, Silvi Bardhi, deklaroi se Rama po e përforcon më tepër moton e lancuar “koalicion me cdo fundërrinë për të rrëzuar Berishën”, duke u bërë avokat i zjarrtë i Tufës së zhytur në prostitucion dhe Patriotit të fundosur në mashtrim.
 

Duke e konsideruar dhe një herë grevën, politike, dhe të dirigjuar nga PS, ajo vlersoi se shtresa e martirëve të lirisë nuk ka asgjë të përbashkët me grevistët e urdhëruar të Ramës, të cilët sipas saj ndryshe nga sa deklararojnë përpara kamerave jetojnë në vila luksoze, janë dëmshpërblyer në një masë të madhe dhe marrin pension nga azilet politike të shteteve fqinje.
 

PD theksoi më tej tha se e konsideron dëmshpërblimin e kësaj shtrese si detyrimin më madhor dhe se gjatë viteve që ka qenë në pushtet ka miratuar ligjin me tarifa më të larta në vendet ish komuniste të Europës Juglindore, proces ky që pritet të përfundojë plotësisht në 2017.
 

PD garantoi martirët e lirisë se do të shlyejë brenda afateve të përcaktuara me ligj të gjitha detyrimet ndaj tyre.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›