E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha përshëndet takimin Thaçi-Tadiç: Hap pozitiv për dialog

Kryeministri Berisha ka vlerësuar takimin historik mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Ivica Daçiç, të mbajtur një ditë më parë në Bruksel. Në një deklaratë për mediat, numri një i qeverisë shqiptare e konsideron këtë ngjarje një hap pozitiv për vendosjen e urave të dialogut mes palëve.
 

“Takimi i djeshëm provon vullnetin e te dy palëve për të zgjidhur me dialog konstruktiv problemet e shumta dhe të rëndësishme midis dy vendeve fqinje, që punojnë për të ardhmen e tyre europiane.”- thuhet në deklaratën e kryeministrit Berisha.
Një ditë më parë kryeministri serb, Ivica Daçiç dhe ai kovosar, Hashim Thaçi zhvilluan një takim nën ndërmjetësimin e Baroneshës Catherine Ashton në Bruksel.

Shefja e diplomacisë evropiane e cilësoi takimin mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës si të mirë dhe konstruktiv.Vetë kryeministri i Kosovës Thaci e cilësoi takimin, si një kapitull të ri për fillimin e normalizmit të mardhënieve shtetërore mes dy vendeve, dhe sipas tij, për njohjet reciproke të sovranitetit të dy vendeve në të ardhmen.
 

Nga ana tjetër kryeministri serb, Ivica Daçiç deklaroi se takimi i tij me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi nuk ishte një devijim nga politika e Beogradit për çështjen e Kosovës.
 

Daçiç shtoi se duke marrë pjesë në atë takim, Serbia vërtetoi se nuk është ajo problemi. Sipas tij, arritje në këtë takimi ishte marrëveshja e arritur me homologun Thaçi që ndalon vendimet e njëanëshme të të dyja palëve, pa marrë më parë miratimin nga pala tjetër për çështje të përbashkëta.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›