PD Shqiptaret do zgjedhin Shqiperine europiane me 23 qershor

Nga Pogradeci, në 22 vjetorin e themelimit të PD-se të këtij rrethi, sekretari i Përgjithshëm i demokratëve dhe ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi opozitën se po bën çdo përpjekje për të bllokuar rrugën e Shqipërisë dhe shqiptarëve drejt BE.
Sipas Bodes maxhoranca, nëpërmjet reformave, po përshpejton hapat për integrimin e shpejtë të vendit në familjen europiane, ndërsa kundërshtarët politikë janë muri bllokues i ëndrrës së shqiptarëve. Ai i ftoi qytetarët që më 23 qershor të votojnë për vijimin e reformave dhe anëtarësimin e shqipërisë në Europë
Ministri i Punëve Publike e Transprotit Sokol Olldashi festoi me qytetarët e Lushnjes 22 vjetorin e degës së PD-së, ku gjithashtu shprehu siguri për fitoren e mandatit të tretë qeverisës
PD ka nje vizion të qartë per zhvillimin e vendit dhe te objektivave te saj. Bilanci i kesaj qeverisjeje eshte bilanc i sukseseve, ndaj Pd do te votohet edhe ne keto zgjedhje –deklaroi Olldashi.
Sekretari organizativ i PD-së, ministri i Brendshëm Flamur Noka ishte në Has nga ku deklaroi se qytetarët do te zgjedhin Shqiperine europiane me 23 qershor.
Noka tha se as socialistet nuk e meritojne një lider si Rama, i cili sipas tij ka si prioritet bllokimin e integrimit të Shqipërisë. Në 22 vjetorin e krijimit të degës së Hasit ai premtoi vijimin e investimeve në këtë zonë, një prej të cilave është ndertimi i rrugës Kukës-Krumë brenda muajit maj.