E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Rama beson se nepermjet krimit mbledh vota

Partia Demokratike, ka reaguar sot lidhur me deklarata e kryesocialistit Edi Rama në rastin e rënies në krye të detyrës të Komisarit Musa Skura. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja Laura Vorpsi tha se Kryetari i Partisë Socialiste është i vetmi politikan që beson se nëpërmjet krimit dhe veprave të tij të zeza mund të mbledhë vota.
”Pasi deklaroi me zëdhënësin e tij se Komisar Skuraj nuk ra në krye të detyrës, më pas në dy deklarata, politizoi rënien e tij në krye të detyrës duke besuar verbërisht se kjo i sjellë vota”, tha në deklaratën për mediat zëdhënësja Vorpsi.

Sipas saj, “Rama kërkon me pahir të bëhet avokat i Policisë së Shtetit kur në panelin nga i cili loton ka në krahë njerëz të cilët kanë vrarë e masakruar të pafajshëm deri në vitet ’90 e që fëmijët e tyre kanë ekzekutuar me plumb në kokë dhe kanë plagosur të rinj të pafajshëm në Tiranë".

Zëdhënësja e selisë blu tha se "Rama nuk mundet të bëhet avokat i Policisë së Shtetit dhe Shtetit Ligjor, një njeri që më shumë se kushdo tjetër e ka shpërblyer krimin e organizuar me leje ndërtimi e pallate, kryebashkiaku të cilin kriminelët e dërgonin për t’u blerë cigare".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›