E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Te hapen prape 117 kutite e Tiranes

Partia Demokratike ka paraqitur dje nje kerkese te re ne KQZ ku kerkon hapjen edhe nje here te 117 kutive te votimit te cilat pas rivleresimit te votave kryen ndryshimin ne tavoline te rezultatit per bashkine e Tiranes. Edhe pse keto kuti jane vleresuan njehere sipas demokrateve ato duhet te rivleresohen serish. Ne ditet ne vazhdim KQZ do te marre nje vendim per kerkesen e re te demokrateve. Argumenti i tyre eshte se ne hapjen per here te pare te kutive te votimit KQZ ka vepruar ne rolin e nje KZAZ-je te madhe pra ka pasur status tjeter.

Pervec atyre qe kemi identifikuar dhe kemi bashkengjitur si aneks te kerkeses sone ankimore kemi bere te qarte ashtu sic thame edhe dje qe kerkojme te rivleresohen te gjitha fletet e votimit per kryetar te cilat u vleresuan gjate procesit te numerimit fillestar te bere nga KQZ duke vepruar si KZAZ e madhe te cilat gjenden si aneks vendimit 709 qe ju keni miratuar u shpreh avokati i PD-se Ivi Kaso.
Sipas socialisteve kerkesa e demokrateve eshte absurde pasi shenon ndryshim te objektit te hetimit qe demokratet kane depozituar ne KQZ. Nje tjeter argument i tyre lidhet edhe me afatet kohore. Avokati i PS-se Eno Bushi u shpreh se afti per te ankimuar vendimin e KQZ-se ka kaluar dhe se tashme nuk mund te kerkohen kuti te tjera jashte objektit.
Debati i plote per kete rast
Ivi Kaso Thelbi i kerkeses sone eshte rinumerim dhe rivleresimi i te gjitha fleteve te votimit te kontestuara ne kutite per kandidat per kryetar bashkie te Bashkise se Tiranes kudo qe ato ndodhen. Pra ne kerkojme te rivleresohen te gjitha votat e kontestuara qe i perkasin numerimit dhe vleresimit paraprak qe jane bere nga persona qe i kane numeruar dhe vleresuar per here te pare.
Genc Gjoncaj Ju kerkuat ne kete moment nese jam i qarte rivleresim te votave kudo qe ato ndodhen
Ivi Kaso Votat e kontestuara gjate ketij procesi per kandidat per kryetar bashkie. Neve kemi identifikuar me nje liste shenimet dhe librat e protokollit per votat e kontestuara. Pertej asaj liste jane edhe votat qe ju keni kontestuar gjate procesit te numerimit dhe vleresimit per here te pare ketu ne KQZ. Nese ju kujtohet procesi qe u be ne KQZ keto flete mbeten te kontestuara se ju i kontestuat.
Genc Gjoncaj Pra ideja Ivi eshte qe pertej asaj qe ju keni kerkuar ne kerkesen tuaj ankimore ju kerkoni te rivleresohen edhe votat qe iu nenshtruan hetimit te KQZ-se....
Ivi Kaso ...te cilat ngelen te kontestuara. Keto jane dy kerkesa. Qe dje e kemi bere
Eno Bush Qartesisht kemi te bejme me nje ndryshim teresor te objektit dhe mbase edhe me ndonje lajthim nuk e di nga pala... Pala kur ka paraqitur kerkesen ankimore ka identifikuar disa kuti votimi ku dhe ka orientuar pretendon disa libra protokollit qe permbajne shenimet per fletet e votimit te kontestuara. Sot pervec atyre qe pretendon bashkelidhur kerkese padise pala ankuese pretendon te rivleresoje ose ti ri nenshtroje nje shqyrtimi administrimi para KQZ-se flete votimi te cilat dashur ose padashur iu nenshtruan nje hetimi administrativ dhe kane marre nje vleresim nga po ky KQZ. Kodi Zgjedhor nuk permban nje vleresim te dyte.
Njazi Kosovrasti
Jane edhe 117 kutite ku ka flete te kontestuara nga ju. Kerkesa jone e paraqitur ne daten 26 i ka te dy elememtet brenda dhe eshte brenda afatit por duhet te kuptoni se eshte fjala per te dy nivelet e KZAZ. Trupa eshte e njejte por ne seancen e vendimmarrjes ndryshojne. KQZ ne rolin e KZAZ i merrte vendimet me 4 vota. Dhe kete pozicion ndjek nje procedure tjeter. Ne kemi te drejten te bejme vleresimet dhe te bejme ankimet i takon KQZ te marre vendimet perkatese
Eridian Salianji Ne e kemi thene qe ju si komision me vendimmarrjen tuaj po shkaterroni proven po shkaterroni procesin dhe kjo ka qene themeli qe ne kemi kontestuar fletet. Fletet jane te futura ne zarfe Nuk ka me flete te kontestuara zarfi flete te kontestuara nuk ekziston ne asnje kuti. Na thoni nje kuti te 717 qe ekziston zarfi me flete te kontestuara. Te gjitha kutite kane marre zarfi i Rames dhe zarfi i Bashes. Skemi kontestuar fleten por procesin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›