E Diel, 1 Nëntor 2026

Stonestreet KQZ-ja vendosi te hape kutite pa u sqaruar me pare

Komisioni Amerikan i Helsinkit zhvilloi nje seance te posacme mbi zgjedhjet ne Shqiperi ku u informua nga shefi i misionit te vezhguesve te huaj Xhonatan Stonstrit.


Stonstrit u shpreh se baza ligjore per numerimin e fleteve te hedhura ne kutite e gabuara ishte e paqarte.


KQZ mori njehere vendimin per te hapur fletet e kontestuara dhe pastaj e sqaroi ate nderkohe qe duhet te kishte ndodhur e kunderta deklaroi Stonstrit.


Te pranishmit ne seance mes te cileve Rob Benjamin dhe analisti Janus Bugajski vleresuan se procesi i 8 majit u karakterizua nga nje polarizim i skajshem politik.


Stonstrit theksoi se qe para procesit mes partive dhe institucioneve kishte perplasje.


Ai shtoi se nuk mund te jap ende nje vendim perfundimtar.


Nje rezultat kaq i ngushte me 10 vota diference do te vinte ne veshtiresi cdo administrate zgjedhore ne cdo vend te botes ka shtuar me tej Stonstrit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›