E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Të lihen pas deklaratat, të kalohet në punë e veprime produktive për realizimin e reformave

Partia Demokratike vlerëson se nuk mjaftojnë vetëm deklaratat përsa u takon realizimit të reformave dhe bashkëpunimin që duhet të gjejnë partitë politike, por duhet kaluar në veprime konkrete dhe në punë konkrete. Partia më e madhe në mazhorancë shpreh se bashkëpunimi i forcave politike për të harmonizuar qëndrimet politike sipas vullneteve të përbashkëta të partive politike në realizimin e detyrimeve madhore, veçanërisht reforma në sistemin e drejtësisë dhe atë në sistemin elektoral. Nga selia blu, nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Ilir Bano deklaroi se është për tu vlerësuar gatishmëria e opozitës për të bashkëpunuar për realizimin reformave, me qëllim marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Bano theksoi se mazhoranca dhe opozita duhet të bashkëpunojnë denjësisht për të konkretizuar dhe realizuar plotësisht reformat e mëdha që mbeten parakushte për integrimin e vendit në BE dhe marrjen e ftesës për në NATO gjatë samitit të Bukureshtit, prill 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›