Vetëm miliardat kursejnë jetë njerëzore
Përcaktimi si prioritet i investimeve në infrastrukturën rrugore nga qeverisja aktuale, është zgjidhja më inteligjente dhe më dobiprurëse: në planin njerëzor, në planin ekonomik dhe në raport me zhvillimet perspektive të vendit. Fatkeqësisht ne trashëguam nga diktatura një infrastrukturë rrugore sakate dhe aspak konform standardeve që mundësojnë përballimin e tendencave dhe ritmeve të zhvillimit në përputhje me nevojat, mundësitë dhe cilësinë e lartë të transportit dhe mjeteve motorrike ekzistuese. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sa kohë që Enveri ndërtoi bunkerë në vend të autostradave dhe autobangjeve të cilësisë së lartë, nga frika e