E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD: Të ngrihet Komisioni për Reformën Zgjedhore!

Partia Demokratike më e madhja e opozitës, ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për të ngritur një Komision për Reformën Zgjedhore. 
Sipas pikës 2 të kërkesës komisioni ka për detyrë kushtetuese hartimin e ndryshimeve kushtetuese dhe të kuadrit ligjor zgjedhore për trajtimin e rekomandimeve  të raporteve te OSBE-ODIHr për zgjedhjet e 25 prill 2021 dhe zgjedhjeve të mëparshne të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse  për zgjedhje, partive  politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.
Selia blu kërkon që komisioni të ngrihet me përbërje të barabartë mes mazhorancës dhe opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›