Berisha: Sekretari Blinken ti çojë provat në Paris

Ish-kryeministri Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, tha nga Kavaja se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij kundër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Madje Berisha e ka ftuar këtë të fundit që të çojë provat, por, sipas tij, është i sigurt që prova nuk ka.
“Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e shtetit Blinken të dërgoje në gjykatën e Paristi çdo provë fakt dokument që ka për Sali Berishën. Ju garantoj se ka zero, zero, zero! Problemin tim unë e kisha zgjidhur, dhe këtu do të them : Rroftë Drejtësia!’- tha Berisha.