PD anashkalon nismën e PDIU, rikthen rezolutën e vitit 2004
8 prill - Votimi për projektrezolutën e Çamërisë u mbajt në seancën parlamentare të 8 prillit në vitin 2004. Mazhoranca e majtë abstenoi
Protesta - Në ditën kur do të votohej për një rezolutë të tillë, u bë një protestë para Parlamentit nga përfaqësues të shoqatës atdhetare Çamëria
Ligji i luftës - PDIU-ja kërkon që Parlamenti shqiptar ti kërkojë zyrtarisht shtetit grek abrogimin e ligjit të luftës, pasi kjo është baza për fqinjësinë e mirë
Protesta - Pavarësisht këtyre zhvillimeve të reja, PDIU-ja nuk do të heqë dorë nga protesta e saj për çështjen e rezolutës dhe abrogimin e ligjit të luftës
Idrizi: Ky është skandal. Duhet të hetohet!
BLEDAR HOTI
Partia Demokratike vazhdon të anashkalojë miratimin e rezolutës çame në Kuvend, duke gjetur sebepe procedurale për të mos e kaluar në Parlament. Një skandal u publikua dje në Kuvendin e Shqipërisë, ku rezoluta për çështjen çame e vitit 2004, e cilësuar si e rrëzuar, tashmë po risillet nga mazhoranca e djathtë si një dokument me fuqi ligjore. Skandali u bë publik nga kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme, deputeti i PD-së, Fatos Beja. Në mbështetje tërësisht të këtij traktati dhe të parimeve që thatë ju, kemi rezolutën e Parlamentit shqiptar të 26 marsit 2004, e cila është një akt që ekziston dhe nuk mund të injorohet. Unë jam i vetëdijshëm se aty ka një problem për ju si nismëtar, sepse nuk është qarkulluar publikisht (për fakt të keq, edhe unë kur po shikoja materialet e mia, shkova ta certifikoja dhe pse pata shumë të vështirë një gjë të tillë). Nëse keni nevojë, ju jap një kopje të rezolutës së Parlamentit të vitit 2004. Duhet të shmangin diskutimet për të cilat janë miratuar në Parlament, deklaroi Beja. Kjo situatë u ka ardhur në mënyrë të papritur dy deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, të cilët ekspozuan një procesverbal të seancës së 4 prillit 2004, ku kryeparlamentari i asaj kohe, Servet Pëllumbi, shprehet se projektrezoluta nuk miratohet, pasi nuk mori votat e duhura. Ndërsa tabulati i votave për projektrezolutën për çështjen çame tregon se pro kanë votuar 53 deputetë, kundër 4 deputetë, abstenim 44 deputetë. Ndërsa nuk kanë votuar 7 deputetë. Nëse i referohemi rezultatit që sapo na dhatë, sipas kësaj tabele, kjo rezolutë është e miratuar, nëse është kështu unë i kërkoj komisionit që ti drejtohemi edhe si deputetë Kryetares së Kuvendit, duke u shprehur se kjo rezolutë të quhet e miratuar dhe të botohet në Fletoren Zyrtare, tha kreu i PDIU-së, Idrizi. Ndërsa më i ashpër në qëndrimin e tij, ka qenë deputeti tjetër i kësaj force, Dashamir Tahiri, i cili deklaroi: Unë kam qenë në protestë para Parlamentit në atë kohë, nëse kjo është e vërtetë, ai njeri ka falsifikuar vullnetin e popullit, ky kryetar i Parlamentit asaj kohe duhet ti paraqitet drejtësisë. Ndërsa kryekomisioneri Fatos Beja, në përgjigje të këtyre qëndrimeve, u shpreh se kryetar i Parlamentit nuk përfaqëson Parlamentin, ai në tërë botën njihet si spiker. Këtu ka një Kushtetutë që funksionon, Parlamenti është shprehur, deputetët janë shprehur dhe ky është një fakt që nuk mund të mohohet, çfarë ka ndodhur nuk është botuar, nuk është bërë publike, njerëzit nuk mund të akuzohen se nuk e dinë. Nisur nga kjo situatë e re, Idrizi kërkoi që komisioni ti drejtohet me një letër Kryetares së Kuvendit, për faktin nëse kjo rezolutë është në fuqi. Nëse po, ajo duhet të botohet në Fletoren Zyrtare. Kjo kërkesë e kreut të PDIU-së u cilësua si e drejtë nga ana e kryekomisionerit Beja. Ai theksoi se nuk mund të pranohet një draft i PS-së për projektrezolutë, pasi nuk ka ardhur në rrugë zyrtare. Rezoluta e 26 marsit zgjidhin të gjitha ato shqetësimet që kanë deputetët e PDIU-së. Ne jemi deputetë prej shumë vitesh në Parlament, e dimë fare mirë që një gjë e votuar një herë nuk mund të votohet për herë të dytë. Nëse ju si PS keni abstenuar në 2004-n, nuk mund të bëhet rivotim, theksoi Beja. Komisioni do ti drejtohet Kryetares së Kuvendit për të shprehur nëse kjo rezolutë është e miratuar ose jo dhe të botohet në Fletoren Zyrtare. Sipas Bejës, Kryetarja e Kuvendit nuk ka tagrin e interpretimit për një gjë të tillë, pasi rregullat e votimit janë universale.
Idrizi - Kreu i PDIU-së, Idrizi, deklaroi pas mbledhjes se do ti drejtohet Kuvendit për miratimin e rezolutës, por dhe të kërkohet hetim parlamentar për një çështje të tillë
Tahiri - Deputeti i PDIU-së, duke falënderuar ata deputetë që votuan pro në vitin 2004, kërkoi të nisej hetimi ndaj kryeparlamentarit Pëllumbi
Pëllumbi - Ish-kreu i Parlamentit, Servet Pëllumbi, u shpreh i hapur për tu hetuar, porse theksoi se duhet të veprohet mbi bazën e arkivave të Kuvendit
Letra
Idrizi dhe Tahiri i drejtohen zyrtarisht Topallit
Menjëherë pas mbledhjes së Komisionit të Politikës së Jashtme, dy deputetët e PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, i janë drejtuar zyrtarisht Kryetares së Kuvendit për rezolutën e vitit 2004. Si deputetë të PDIU-së, kërkojmë: 1. Të certifikohet nëse kjo projektrezolutë është miratuar më 8 prill 2004; 2. Pas certifikimit, rezoluta duhet të marrë fuqi ligjore duke e bërë publike në Fletoren Zyrtare, sipas parimit kushtetues të publicitetit të akteve parlamentare; 3. Në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit, të lexohet përmbajtja e saj si dëshmi e afirmimit edhe njëherë të vullnetit parlamentar të shprehur më 8 prill 2004, dhe për tu ofruar edhe njëherë qeverive të Shqipërisë një bazë referimi të palëkundshme në lidhje me çështjen çame.
4. Të merren masa për të hetuar rrethanat e zhdukjes së këtij akti dhe mospërfshirjes së tij në Fletoren Zyrtare të kohës, janë kërkesat e PDIU-së.
Rezoluta e vitit 2004
Kuvendi: Të zgjidhen çështjet e pronave të Çamërisë
Nano - Kryeministri i asaj kohe, Fatos Nano, nuk ka qenë i pranishëm në votimin e asaj seance parlamentare. PS-ja, në atë kohë, abstenoi me votat e saj
Berisha - As kreu i PD-së, Sali Berisha, atë kohë në opozitë, nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Ndërsa Topalli nuk e ka votuar projektrezolutën
53 pro - Pro rezolutës votuan 53 deputetë, shumica të djathtë. Brokaj, Dedja, Gjinushi dhe Prifti janë deputetët e majtë që votuan pro rezolutës
Nuk kërkon abrogimin e ligjit të luftës, por vetëm ngrirjen e ligjit të 1998-s
Gazeta Shqip po boton të plotë sot rezolutën e shqyrtuar dhe të miratuar në vitin 2004, në seancën e datës 8 prill. Për këtë tekst, kryeparlamentari Servet Pëllumbi e cilësoi si të rrëzuar.
Rezoluta e plotë
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke vlerësuar nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, vullnetin e dyanshëm për zhvillimin e tyre të mëtejshëm në të mirë të dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe të paqes, sigurisë e bashkëpunimit në rajon, e të integrimit europian e euroatlantik;
Duke mbajtur parasysh se Greqia, si vend mik, anëtar i Bashkimit Europian dhe i NATO-s, përbën një par