Aleanca me PS, jep dorëheqjen nga bashkia Petrit Vasili. Shkarkohet drejtori i spitalit të Vlorës
Dalja e Lëvizjes Socialiste për Integrim nga koalicioni qeverisës ka sjellë edhe një valë dorëheqjesh nga funksionarë të kësaj partie ditët e fundit.
Mëngjesin e sotëm është dorëhequr nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petrit Vasili. Mësohet se Vasili ka informuar kryebashkiakun Lulzim Basha përmes një letre vendimin për dorëheqjen e tij. Në motivacionin e largimit, Vasili shkruan se dorëheqja vjen për shkak të angazhimit të tij elektoral. Po sot edhe Drejtori i Spitalit të Vlorës, njëherësh kreu i LSI-së në këtë qytet ka dhënë dorëheqjen.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Selami bën me dije se vendimi i tij erdhi pasi mbrëmjen e djeshme ka marrë një shkresë nga Ministria e Shëndetësisë ku i kërkohej të jepte dorëheqjen. Selami thekson se largimi i tij lë pezull 2 projekte të rëndësishme për spitalin që sipas tij do të vijojnë pas 23 qershorit. Tashmë postin e drejtorit të spitalit rajonal të Vlorës do ta mbajë Remzi Haxhiu. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë, që i ka vlerësuar si të pavërteta akuzat e ish-drejtorit Selami. Shkëlqim Selamit nuk i është kërkuar dorëheqje. Ai nuk është shkarkuar nga ana jonë. Shkarkimi është bërë për rritjen e performancës së spitalit të Vlorës. Qëllimi final, përmirësimi i cilësisë së shërbimit, thuhet në deklaratë.
11 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Aleanca me PS, jep dorëheqjen nga bashkia Petrit Vasili. Shkarkohet drejtori i spitalit të Vlorës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email