E Premte, 6 Nëntor 2026

PD apel KQZ-së: Qeveria po shkel rregullat e përbashkëta për zgjedhjet

Partia Demokratike i ka drejtuar sot një kërkesë KQZ, që të marrë masa ndaj qeverisë, pasi, sipas tyre, po shkel rregullat e përbashkëta për zgjedhjet. Sipas PD, qeveria ka firmosur një kontratë të re koncesionare për hidrokarburet, duke shtuar se po shkel kështu Kodin Zgjedhor, që ndalon qeverinë të japë kontrata koncensionare 4 muaj para zgjedhjeve. Në kërkesën e PD për KQZ citohet rregulli që, sipas tyre ka shkelur qeveria.

 “4 muaj para datës së zgjedhjeve, deri ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike të koncesionit/partneritetit publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, shkruhet në letër.

Sipas tyre, procedurat e koncesionit do t’u kushtojë qytetarëve 100 milionë euro për 10 vjet, dhe u bënë publike gjatë periudhës së ndaluar nga Kodi për nxjerrjen e të tilla akteve nga qeveria.

“Koncesioni i ri 100 mln euro”, PD kërkesë KQZ-së:

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›