E Enjte, 5 Nëntor 2026

Presidenti Meta në Durrës: Kush prek votën dhe provokon sovranin

Me tona të forta është shprehur ditën e sotme Kreu i Shtetit, Ilir Meta, nga Durrësi. Presidenti zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Shoqatës “Durrësi Autokton”, ndërsa paralajmëroi se kushdo që do të përpiqet të vërë dorë mbi votën e lirë, “praktikisht ka provokuar sovranin dhe duhet të presë të gjitha pasojat prej tij”.

Sipas Metës, 25 prilli është një ‘mundësi historike që të rivendosim në funksion rendin kushtetues’

“Është momenti, që 25 prilli të jetë një ditë referendumi për të vendosur shenjtërinë e votës në këtë vend, në mënyrë, që si vota e Presidentit, si e qytetarit më të thjeshtë të jetë përfundimisht e barabartë!”, tha Meta mes të tjerash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›