E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD braktis Këshillin e Legjislacionit, kërkon bashkim nismash për ndryshimin e Kushtetutës

Këshilli për Legjislaconin nuk ka arritur sot një konsensun sa i përket nismave për ndryshimin e Kushtetutës, një që i përket PS-së për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut, ndërsa nisma tjetër një paketë prej ndryshimesh e paraqitur nga PD-ja, që synon një tjetër Vetting, atë të politikës.

Pas shumë përplasjes, demokratët bojkotuan mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit pasi të majtët kërkuan më shumë kohë për fillimin e shqyrtimit të tre kërkesave të tyre për ndryshimet në Kushtetutë.

Mbledhja nisi me qëllim shqyrtimin e kërkesës së socialistëve për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, por menjëherë Rushaj ka kërkuar që pjesë e agjendës së diskutimeve të ditës së sotme të ishin edhe tre amendamentet e tyre.

Gjatë fjalës së saj, Klotilda Bushka që kryeson këtë mbledhje, tha se shqyrtimi i tre kërkesave të PD-së kërkon kohë dhe për nga natyra e tyre nevojitet që të ketë edhe një konsuiltim të gjerë publik.

Kjo e fundit tha se PD kërkon të shqyrtohen në një ditë tre çështje të ndryshme, gjë që është e pamundur. “Nisma e PD kërkon më shumë kohë diskutimi, kërkon kosultime publike dhe ekspertizë të ndryshme“, tha Bushka, ndërsa Rushaj u përgjigje se kjo qasje tregon se maxhoranca nuk e do PD-në në mbledhje.

“Më datê 15 tetor është depozituar një nismë nga PS për ndryshimin e Kushtetutës .Më datë 20 është depozituar gjithashtu nga ne projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 8417, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar.

Të dyja këto nisma, flasim për shtesa dhe ndryshime në të njëjtin ligj, që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Të dyja këto nisma janë lajmëruar njësoj, në të njëjtën seancë, më datë 25.10.2021 nga ju përpara të gjithë deputetëve të Republikës së Shqipërisë.

Ne e shohim që keni respektuar afatin minimal që ka vendosur rregullorja e Kuvendit, sapo janë mbushur 2 javë, keni njoftuar mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të shqyrtuar nismën e deputetëve të shumicës, nëse po ky standard do të respektohet nga ana juaj, pasnesër me datë 3 nentor plotësohet i njëjti afat minimal për shqyrtimin e nismës së paraqitur nga opozita“, tha Rushaj.

PD ka kërkuar bërjen e tre ndryshimeve të rendësishme në Kushtetutë, të cilat parashikojnë vettingun e politikanëve; ndryshimi i Kodit Zgjedhor dhe ndërhyrja në Reformën Territoriale. Demokratët dorëzuan më 21 tetor kërkesat e tyre për ndryshime në Kushtetutë.

Rushaj shtoi se “Në mënyrë tërësisht të çuditshme PS refuzoi që ta shtynte diskutimin me dy ditë që të diskutohet i gjithë ndryshimi Kushtetues. Nuk e kuptojmë këtë gjë pasi këtu po flitet për një konsensus që ka nevojë për votat e të dyja palëve, 93–94 vota, ndërkohë që nuk bien dakord për të shtyrë me dy ditë diskutimin e një mbledhje ku do të diskutohen këto ndryshime. Edhe pse ne e kemi përsëritur dhe e themi prapë, sikur u mbaron rroga 14 vetave që merren aktualisht me vetingun, nuk mund të jetë prioriteti i shqiptarëve, ne themi jemi të gatshëm ta diskutojmë pasnesër, sa kohë diskutohet në tërësi ndryshimi kushtetues, mazhoranca këtë gjë e refuzon. Ne jemi të gatshëm që pasnesër të diskutojmë në tërësi ndryshimet të shohim nëse ka reflektim apo jo nga ana e tyre”.

Por nisma e PD-së ka sjellë edhe përplasje brenda socialistëve. Deputetja socialiste, Klotilda Bushka ka kërkuar që për zgjatjen e afateve të Vettingut, të kërkohet një opinion nga Venecia, por ka qenë kundër socialisti Fatmir Xhafaj.

Klotilda Bushka:Do ishte në të mirë të procesit që ne kët kërkonim një opinion nga ‘Venecia’

Fatmir Xhafaj: propozimi i Bushkës bie ndesh me atë që ne kemi parashikuar me mbylljen me afat në dhjetor, se Venecia mblidhet në fillim të dhjetorit, unë nuk e kuptoj pse duhet ta pyesim ‘Venecia’, s’ka ndryshim të rregullave të lojës, s;’është në integritetin tonë, e t’i themi ‘a ta bëjmë 2 vjet apo 3 vjet’, është investim i panevojshëm, vecse i kthehemi të njëjtës histori që pak muaj më para adresuam me Gjykatën Kushtetuese. Nuk më duket e arsyeshme fare

Klotilda Bushka: Mendoj që jemi brenda afateve me kalendarin që kemi propozuar që të marrim një vendim, dhe jo vetëm për natyrën teknike, por për faktin e sugjerimeve që janë dhënë në opinionin e mëparshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›