Rushaj me banorët e “5 Majit”: Qeveria duhet t’ju dëmshpërblejë për pronën“

Nënkryetari i Partisë Demokratike Alfred Rushaj takoi edhe sot banorë të zonës së 5 Majit. Ai akuzoi Qeverinë se ka shkelur Kushtetutën, duke shembur shtëpite e tyre, pa i dëmshpërblyer paraprakisht pronaret.“Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtepi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit”, tha Rushaj.
Banorët hodhën poshtë deklaratat e bashkisë se shumica e tyre kanë firmosur për prishjen e shtëpive, duke e konsideruar qëndrimin si përçarës dhe kundër interesit të tyre.