E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD ccedilel fushaten ne Durres

Pas Tiranës, Partia Demokratike çeli zyrtarisht fushatën e saj elektorale edhe në Qarkun e Durrësit. I pranishëm në miting-koncertin e hapjes së fushatës në këtë qark ishte edhe kryeministri Sali Berisha.

Kryeministri Berisha tha se kandidatët e Aleancës për Integrim, Mirëqënie dhe Punësim do të kenë parti të vetme qytetarin. Më tej Berisha sulmoi Ramën dhe alternativën e opozitës për të ardhur në pushtet, alternativë, që për Berishën është pa ide dhe vetëm me trillime. “Edi Rama përdor mashtrimin, trillimin vetëm e vetëm të mërzisë zgjedhësit shqiptarë, të ngjallë tek ata trishtimin. Ne jemi alternativa e zhvillimit, e Shqipërisë europiane, alternativa tjetër është pa ide me fjalë Zgjedhjet 2013Topalli takon studentëtListat e 23 qershoritRama takon Tony Blair dhe trillime. Asgjë nuk është më jetike se sa integrimi i vendit në Bashkimin Europian”, tha Berisha. Më herët Kryeministri Sali Berisha përuroi portin e ri të peshkimit në rrethin e Durrësit nga ku premtoi peshkatarëve të zonës politika lehtësuese për këtë sektor në rast të një mandatit të tretë qeverisës. Berisha tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë një plan kombëtar për zhvillimin e peshkimit. Ai premtoi rimburësim të akcizës së naftës, heqje dhe ulje të tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe ndërtimin e një kantieri. “Do fillojmë me akcizën për naftën, më pas me tatimit mbi vlerën e shtuar dhe me kantierin. Ky është plani ynë dhe ne jemi të vendosur për ta zbatuar atë”, tha kryeministri Berisha. Më tej gjatë bashkëbisedimit me peshkatarët, kryeministri dëgjoi problematikën e përditëshme të tyre. Këta të fundit i adresuan Berishës një sërë problemesh, që nga vështirësitë për daljen në treg e deri tek burokracitë e kapitenerisë në ushtrimin e profesionit të tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›