E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria borxh per zgjedhjet

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se qeveria ka rritur fort shpenzimet në prag të zgjedhjeve, një fenomen i përsëritur që përdoret shpesh për qëllime elektorale.

Sipas  Ministrisë së Financave, vetëm për muajin prill, qeveria ka investuar mbi 115 milionë dollarë në ekonomi, një shifër gati e barabartë me investimet e tre muajve paraardhës të marrë së bashku. Por, si është financuar kjo rritje e fortë e shpenzimeve?  Shifrat tregojnë se pjesa më e madhe është financuar me borxh. Sipas të dhënave, për katër muajt e parë të vitit, qeveria ka marrë borxh 37 milionë dollarë më shumë Zgjedhjet 2013Topalli takon studentëtListat e 23 qershoritRama takon Tony Blair se plani i përcaktuar në buxhet. Pjesa më e madhe është marrë në tregun vendas, duke bërë që huamarrja e brendshme të tejkalojë me 150 për qind planin. Por, veç rritjes së borxhit ka dhe një tjetër burim, i cili i ka mundësuar qeverisë të rrisë shpenzimet para zgjedhjeve. Ai është fitimi i Bankës së Shqipërisë dhe të ardhurat jotatimore që mblidhen nga institucionet publike. Për katër muajt e parë të vitit, banka ka derdhur në llogari të qeverisë nga fitimi i saj 36 milionë dollarë, ose 330 për qind më shumë nga plani i përcaktuar në buxhet. Së bashku me të ardhurat jotatimore, këto dy zëra kanë sjellë në buxhet mbi 105 milionë dollarë për katërmujorin, duke i dhënë sadopak frymarrje financave të qeverisë. Ndërkohë të ardhurat bazë të buxhetit, ato që mblidhen nga burimet e qëndrueshme si taksat dhe tatimet janë në pikën më të ulët. Në katër muajt e parë, taksat dhe tatimet kanë sjellë në buxhet  55 milionë dollarë më pak se plani i përcaktuar dhe 30 milionë dollarë më pak se viti i kaluar. Rënia ka ardhur për shkak të tkurrjes së fortë në të ardhurat e taksat kryesore, tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akcizat duke konfirmuar tkurrjen e konsumit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›