E Diel, 1 Nëntor 2026

PD dënon sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit: Agresion i çmendur

Partia Demokratike reagon lidhur me zhvillimet e orëve të fundit në Gjirin Persik. Përmes një deklarate për mediat, selia blu dënon atë që e quan agresionin e çmendur ndaj vendeve të Gjirit. “Regjimi autokratik i Teheranit ka zgjedhur si rrugë mbijetese agresionin e çmendur ndaj vendeve të Gjirit Persik, Katarit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Bahreinit. Partia Demokratike shpreh solidaritetin e plotë ndaj këtyre vendeve mike dhe dënon me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajetullahëve kundër tyre si një akt të mirëfilltë agresioni ndaj tyre“, thuhet në deklaratën e PD-së.

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit ka hyrë në ditën e dytë, duke shënuar një përshkallëzim dramatik të situatës në rajon. Pas konfirmimit të vdekjes së liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, Teherani ka paralajmëruar hakmarrje të ashpër.

Garda Revolucionare deklaroi se do të ndërmarrë “operacionin më të egër ofensiv në historinë e vendit”, ndërsa njoftoi nisjen e sulmeve me raketa dhe dronë në shkallë të gjerë ndaj 27 bazave ushtarake amerikane dhe objektivave izraelite në rajon.

Nga ana tjetër, Forcat Mbrojtëse të Izraelit konfirmuan një valë të re bombardimesh ndaj objektivave në Teheran.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›