E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD denoncoi vjedhjen e zyrës elektorale në Cërrik, Policia: Nuk është konstatuar thyerje apo dëmtim i objektit

Policia ka përgënjeshtruar Partinë Demokratike për denoncimin e bërë nga sekretarja e degës së PD-së Cërrik, e cila deklaroi se në zyrën elektorale mungonin 1 kompjuter dhe një televizor.

Policia u shpreh se në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

“Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.

Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›