E Diel, 1 Nëntor 2026

PD do të çojë në Kushtetuese Endri Shabanin

Partia Demokratike do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit.

Burime bëjnë me dije se vendimi është marrë nga Grupi Parlamentar i PD-së, i cili ka vendosur se duhet të ndjekë rrugën ligjore

Opozita pretendon se procesi i zgjedhjes nuk ka respektuar procedurat dhe parimet kushtetuese.

Berisha këtë pasdite, pak para se të nisë “Foltoren” para Kryeministrisë, mblodhi grupin e PD, mbledhje e bërë me dyer të mbyllura.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›