PD e PS, pranë kompromisit për KQZ

Kryeministri Berisha dje në Grupin e PD
Pritet zgjidhja sot në Komisionin e Ligjeve. Berisha: PS i konsideron kandidatët për kryetar si kulakë.
Seancë dëgjimore me të gjithë kandidatët për anëtarë e kryetar.
Maxhoranca dhe opozita janë pranë gjetjes së kompromisit për mënyrën se si do të procedohet me votimin e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas debateve në dy mbledhjet e fundit të Komisionit të Ligjeve, deputetët e dy forcave kryesore duket se do të shkojnë drejt zgjidhjes për të organizuar seancë dëgjimore me 18 kandidatët që kanë aplikuar për kryetar të KQZ-së, si dhe 6 anëtarët e tjerë që janë propozuar nga partitë politike. Burime nga maxhoranca u shprehën dje se në mbledhjen e sotme mund të kërkohet pikërisht organizimi i seancave me të gjithë kandidatët dhe anëtarët, nëse PS-ja vazhdon ta kërkojë këtë procedurë. Nga ana e tyre, socialistët deklaruan se janë dakord me dëgjesat e të gjithë kandidatëve dhe anëtarëve.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)