E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkarkimet në administratë, PD përplaset me Qeverinë

Viktor Gumi në Komisionin e Ligjeve

Deputeti Gumi kërkon shqyrtimin e çështjeve në Gjykatën Administrative.

DAP: Gjykimi në KSHC na është kërkuar nga BE-ja.

Heqja e të drejtës së KSHC-së për të gjykuar shkarkimet nga puna, përplas sërish deputetët e Partisë Demokratike me përfaqësuesit e Ekzekutivit.  Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, u shqyrtuan vetëm 11 nene nga 72 që janë gjithsej, dhe puna u bllokua pikërisht në nenin që ka të bëjë me funksionet e KSHC-së. Deputeti i PD-së, Viktor Gumi, njëherësh relator i Komisionit për këtë projektligj, u shpreh se shkarkimet nga puna duhet të gjykohen në Gjykatën Administrative, siç edhe është votuar në Parlament.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›