E Diel, 1 Nëntor 2026

PD e PS shkojnë drejt kompromisit për KQZ. Berisha tërhiqet edhe nga bllokimi i reformës parlamentare

Rezultojnë një furtunë në gotë qëndrimet e Berishës për reformën parlamentare dhe zgjedhjen e drejtuesit të KQZ. Ai tërhiqet duke pranuar se gjithçka ka qenë zhurmë e kotë

Mazhoranca në pushtet është tërhequr nga bllokimi i reformës parlamentare, duke faktuar kështu përpara shqiptarëve se ishte ajo bllokuesja. Edhe pse kryeministri Sali Berisha ka ulëritur sa në Kuvend e sa në salla të tjera se nuk do e lejojë liderin e opozitës që të flasë sa kryeministri në Kuvend, ai është tërhequr nga ky qëndrim.

Gazeta Panorama raporton se Berisha është shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD se koha e tij do jetë e barabartë me atë të liderit të opozitës. Nuk dihet se përse ka ndryshuar qëndrim Berisha, i cili e quante shkelje të rëndë ligjore e kushtetuese barazimin e kohës për të folur.

Po ashtu ka rezultuar furtunë në gotë edhe çështja e zgjedhjes së kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Mazhoranca dhe opozita po shkojnë drejt konsensusit për të mbajtur seanca dëgjimore edhe për anëtarët, por edhe për kandidatët për kryetar të KQZ. Berisha tregoi qartë dje se ata nuk kishin lejuar seanca dëgjimore për kandidatët për kryetar vetëm pse nuk kishte pasur seanca dëgjimore për anëtarët e KQZ.

Duket si një lojë fëmijësh, por është tensioni i zakonshëm që prodhon politika jonë, pa pasur asnjë nevojë.

Kryeministri i tensionon aq shumë gjërat, sa lëshimet duket sikur janë një fitore e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›