E Hënë, 2 Nëntor 2026

PD kërkon hetim ndërkombëtar për Soros, Këlliçi thirrje publike Kongresit Amerikan dhe FBI-së

Partia Demokratike, përmes deputetit të zgjedhur Belind Këlliçi, i kërkoi sërish Kongresi Amerikan, si edhe FBI-së, të hapë hetim ndërkombëtar për veprimtarinë e George Soros në Shqipëri.

Këlliçi tha se Sorosi ka ndikuar në vend duke e mbështetur pushtetin aktual nëpërmjet projektit për asgjësimin e opozitës.

“Nëse George dhe Alex janë armiqtë e Trump, të Amerikës dhe të Shqipërisë, ata ndërkohë janë miqtë e ngushtë të Edi Ramës, siç e dëshmon prania e tij në dasmat e të dyve. Pyetja që lind është se përse hesht Edi Rama? Përse nuk del të deklarojë publikisht miqësinë me Sorosët, siç bëri me mikun e tij tjetër Charles McGonigal, kur ky i fundit po hetohej në Amerikë? Sepse, kësaj radhe në Zyrën Ovale nuk është administrata e majtë Biden, kohë kur në Shtëpinë e Bardhë, Alex Soros hynte si në shtëpinë e vet, duke lobuar, ndër të tjera, edhe për pushtetin kriminal të mikut të tij në Tiranë, Edi Rama dhe kundër opozitës shqiptare,” deklaroi Këlliçi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›