E Diel, 1 Nëntor 2026

PD kërkon mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e PE

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit zhvillimin me urgjencë të një mocioni me debat, duke argumentuar se protestat e vazhdueshme qytetare dhe shqetësimet mbi transparencën e qeverisë kërkojnë diskutim të menjëhershëm parlamentar.

Në kërkesën që mban firmë e kryetarit të grupit Gazment Bardhi, theksohet se protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore: dorëheqjen e qeverisë, shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike, anulimin e kuadrit ligjor të njohur si “Paketa e Maleve”, anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Çështje këto që sipas Bardhit, janë adresuar edhe nga Partia Demokratike, ku janë depozituar nismat ligjore për shfuqizimin e këtyre ligjeve.

Me herët Partia Demokratike ka kërkuar edhe zhvillimin e një mocioni me debat, mbi Raportin e Komisionit Evropian për procesin e integrimit.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›