PD mban sot protestë para Kryeministrisë, çfarë pritet të ndodhë

Partia Demokratike mban sot protestën para Kryeministrisë.
Sipas selisë blu, aksioni opozitar do të jetë i përjavshëm, në formën e një platforme parlamente me podium dhe foltore në Bulevardin e kryeqytetit, ndërsa thirrja e një proteste kombëtare i përket një momenti tjetër, javët në vijim. Pritet që deputetë dhe qytetarë të mbajnë fjalime.
E hëna e 17 nëntorit do të shënojë dhe tubimin e parë të PD-së pas zgjedhjeve të 11 majit.
Organizimin e të hënës PD e ka quajtur si “Parlamenti para Kryeministrisë”.