E Diel, 1 Nëntor 2026

Spiropali ndan pamjet nga inaugurimi i Misionit të Shqipërisë në BE: Hymë në një fazë të re

Spiropali ndan pamjet nga inaugurimi i godinës së misionit të Shqipërisë në BE: Hyjmë në një fazë të re dhe sfidues “Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë pamjet nga inuagurimi i godinës së re të Misionit të Shqipërisë në BE, ndërsa shprehet se hapja e të gjithë grupkapitujve e fut vendin në një fazë të re.

Shtëpia e re e misionit tonë në BE.  Me Kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, përuruam godinën e re të misionit shqiptar në BE. Teksa hapja e të gjithë kapitujve të negociatave e fut vendin në një fazë të re, më pranë objektivit për anëtarësim, por edhe më sfiduesja, misioni shqiptar në Bruksel përfaqëson pasionin dhe vokacionin e skuadrës sonë kombëtare, duke qenë fytyra e Shqipërisë në zemër të Europës.”, shprehet Spiropali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›