E Martë, 3 Nëntor 2026

PD mbledh më 1 korrik Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e Kryesisë së re

Partia Demokratike do të zhvillojë më 1 korrik mbledhjen konstituive të Këshillit Kombëtar, ku pritet të zgjidhen drejtuesit e rinj të këtij organi, si edhe Kryesia e re e partisë.

Sipas njoftimit të shpërndarë për anëtarët e Këshillit Kombëtar, mbledhja do të mbahet të mërkurën, më 1 korrik, në orën 18:00.

Në rendin e ditës janë parashikuar zgjedhja e kryetarit ose kryetares së Këshillit Kombëtar, zgjedhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, si edhe shqyrtimi i çështjeve të tjera.

Në mesazhin drejtuar anëtarëve, drejtuesit e PD-së i kanë uruar ata për zgjedhjen në Këshillin Kombëtar, duke theksuar se mbledhja e 1 korrikut shënon konstituimin e institucionit më të lartë drejtues të partisë mes dy kuvendeve kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›