E Martë, 3 Nëntor 2026

TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Babrru

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, ku një person dyshohet se ka qëlluar në drejtim të një servisi celularësh dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndjekjen e autorit të dyshuar.

Rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, efektivët kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. M., rreth 18 vjeç, i cili po kryen veprimet procedurale në lidhje me rastin.

Nga të dhënat paraprake nuk rezulton të ketë persona të lënduar.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, ndërsa Policia bën me dije se në përfundim të hetimeve do të japë një informacion më të detajuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›