E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD miting permbylles ne Bulqize e Peshkopi

Në mitingun elektoral përmbyllës në Peshkopi, Kryeministri Sali Berisha ftoi qytetarët që të votojnë për Partinë Demokratike dhe alternativën e saj, ndërsa premtoi që pensioni minimal do të jetë 150 dollarë.

Duke folur para simpatizantëve të PD-së, Berisha premtoi rritje të pagave, zhvillim të infrastrukturës, rritje të punësimit dhë përmirësim të jetës së qytetarëve. Berisha sulmoi kryetarin e PS-së Edi Rama se jo vetëm që nuk flet kurrë për rritje rrogash, por synon që të heqë TVSH-në mbi produktet bazë ushqimore, duke i hequr kështu mbrojtjen që i bën shteti prodhimeve të fermërëve shqiptarë. Në mitingun përmbyllës në Bulqizë, Kryeministri Sali Berisha shprehu besimin Zgjedhjet 2013Rama: Zgjedhje mes rrënimit dhe rilindjes"FH": Zgjedhje, test vendimtar për demokracinë McCormack takim me ambasadorët e BE për votën që do t'i japin banorët e kësaj zone Partisë Demokratike, ndërsa theksoi se do të realizohet Rruga e Arbrit, një nga projektet më madhore që do të shkurtojë distancat e lëvizjes së qytetarëve. "Me ndërtimin e Rrugës së Arbrit, Bulqiza do të shndërrohet në një nga qytetet më të afërta me Tiranën", tha Berisha, duke premtuar rritjen e punësimit, rritjen e pensioneve dhe rrogave, përmirësimin e jetës së qytetarëve, si dhe ndërtimin e infrastrukturës. Kryeministri sulmoi nga Bulqiza sërish kundërshtarin e tij Edi Rama, që sipas Berishës mbajti peng statusin e vendit dhe se ofron një model shpifjesh dhe mashtrimesh. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›