E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD miting permbylles ne Tirane

Partia Demokratike do të permbyllë fushatën e saj në Tiranë në një miting në sheshin "Nënë Tereza", i cili ka nisur ne oren 19.44 minuta, duke i qëndruar kështu traditës të mbylljes së fushatës në kryeqytet.

Në këtë miting pritet të jepen edhe mesazhet e fundit elektorale para zgjedhjeve të së dielës, ku qytetarët me votën e tyre do të vendosin për ata që do të drejtojnë vendin për katër vitet e ardhshme. Fillimisht ka qenë Lulzim Basha, kryetar i Bashkisë, i cili deklaroi se Shqipëria ka nevoje për modelin e Sali Berishës dhe të Partisë Demokratike. "Ju ftoj sot të ecim përpara për Tiranën moderne dhe europiane, për Shqipërinë e zhvilluar, për fitoren e cdo shqiptari", tha Basha. Pritet qe edhe fjalimi i fundit te permbaje mesazhet kryesore dhe premtimet qe jane bere ne kete fushate te ngarkuar zgjedhore. / Top ChannelFushata 2013
PPE mbështetje për PD-në
PS mitingjet përmbyllëse
Rama: 48 orët më të rëndësishme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›