E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS mitingjet permbyllese

Janë orët e fundit të fushatës për zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele dhe ndryshe nga tradita e proceseve të mëparshme elektorale, Partia Socialiste do ta përmbyllë fushaten në dy qendra të rëndësishme, në Shkodër dhe në Vlorë, qytete në të cilat janë ndarë edhe figurat më të rëndësishme të partisë më të madhe të opozitës.

Fillimisht kete pasdite te se premtes, kreu i PS-së Edi Rama ishte ne Shkoder, ku theksoi se era e Rilindjes po fryn fort në kryeqendrën e veriut. "Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni. Nuk duhet të jetojmë më me ndasitë e vjetra ndaj duhet të ndëshkojmë me votë marrëzinë e përçarjes", tha Rama. Kreu socialist theksoi qytetarët shqiptarë ndodhen në kushte të vështira të jetesës dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri. Fushata 2013PPE mbështetje për PD-në PD miting përmbyllës në Tiranë Rama: 48 orët më të rëndësishme "Kush i thotë sot vetes shqiptar i mirë nuk duhet ta harrojë se kur e keqja e kap një vend për fyti, faji nuk është i të këqinjve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë", tha Rama. Kreu socialist shprehu lumturinë që fushata zgjedhore përmbyllet pikërisht në dy qendra të rëndësishme të vendit, që Rama i cilësoi si qytetet e krenarisë shqiptarëve, por edhe të origjinës së tij. Kreu socialist po udheton ne keto momente drejt Vlores per te marre pjese edhe aty ne mitingun permbylles. Ne oren 21.00 Rama do te jete i pranishem ne studion e "Top Story", kete radhe te spostuar ne Qytetin e Flamurit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›