E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD përzgjedh kandidatët për zgjedhjet e pjesshme

Kështu, pas mbledhjes së kryesisë është vendosur që Blendi Fuga të jetë kandidat për njësinë 10 në Tiranë, e cila do të jetë njësia më me rëndësi në këto zgjedhje.

Kandidatë të tjerë, janë Gjelosh Peplokaj në komunën e Fierzës, Muharrem Hoxha në komunën, Otllak, Ramazan Mjeshtri në Klos dhe Alfred Qasa në Fushë Arrës. Përmballja më interesante do të jetë në Tiranë, ku kandidati demokrat do të ketë përballë atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjergji Thoma.

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të jenë në garë në këto njësi, edhe pse janë në bashkëqeverisje. Partia Socialiste nga ana tjetër ka vendosur t’i bojkotojë këto zgjedhje, për shkak që sipas kësaj partie të mos hapjes së kutive të zgjedhjeve të shkuara të 28 qershorit.

Zgjedhjet e pjesshme lokale u dekretuan nga Presidenti Bamir Topi, për më datë 15 nëntor. Këto zgjedhje zhvillohen pasi drejtuesit e këtyre njësive u zgjodhën deputetët të Kuvendit të ri.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›