E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendër për trajtimin e fëmijëve me autizëm

Ky fondacion, i cili ka trajtuar deri tani rreth 160 fëmijë me paaftësi të spektrit autik, e bëri të ditur ekzistencën e kësaj qrndre të veçantë gjatë, Konferencës së II-të Ndërkombëtare për Autizmin me temë nga “Nga shkaqet tek trajtimet”, ku ishin të pranishëm më shumë se 150 specialistë të fushave të mjekësisë.

Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë,  znj, Liri Berisha, u shpreh se Fondacioni “Fluturo për Jetën”, me 11 ekspertë të fushave të ndryshme ka marrë përsipër të luaj rolin e një lloj katalizatori për të shpejtuar veprimet në ndihmë të fëmijëve me autizëm, pasi sa më shpejt të realizohen ndërhyrjet mjekësore, aq më të mira do të jenë rezultatet tek fëmijët e këtyre moshave.

“Në Shqipëri mungojnë intrumentat e vlerësimit dhe diagnostikimit psikologjik për çrreguullimet autike dhe për këtë ka nisur procesi i  adaptimit të tyre”, tha znj. Berisha, duke siguruar se qëndra do të realziojë shumë shpejt të parin studim prevalence për të vlerësuar përmasat e këtij problemi. Ajo tha se shumë shpejt do të botohet edhe një libër i veçantë për prindërit, në mënyrë që ata të njihen me sëmundjen e autizmit. Si pasojë e kësaj sëmundjeje 14- 20% e fëmijëve paraqesin çrregullime mendore, ku 10% e 75 mijë personave me aftësi të kufizuar janë fëmijë.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se ka ardhur koha që politikat qeveritare të përkthehen në masa aktive, si ngritja e qëndrës “Fluturo për Jetën”. “S’kemi kohë për të humbur! Kjo sëmundje është një prioritet i shëndetit publik”, deklaroi Vasili, duke theksuar se “i kemi të gjitha mundëistë për të krijuar një dokumet të veçantë strategjik me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve në fushën e shëndetësisë, punëve sociale, arsimit etj”.

Punimet e konferencës së sotme do të vijojnë edhe nesër për t’u mbyllur edhe me një mbrëmje Gala bamirësie, të ardhurat e të cilës, do të shkojnë për realizmin e projekteve të Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, i themeluar 13 vite më parë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›