PD thirrje Rames Distancohu nga thirrjet ekstreme

Beja PS shmang qellimisht zgjidhjet institucionale. Socialistet te pazote per te fituar lokalet
Partia Demokratike i beri dje thirrje kryesocialistit Edi Rama qe te terhiqet nga thirrjet ekstremiste per bllokimin e zgjedhjeve te ardhshme lokale te 8 majit. Ne te kundert sipas PD-se pergjegjesia do te bjere mbi te. Sipas kreut te Komisionit te Puneve te Jashtme z. Fatos Beja kryesocialisti Edi Rama do te deshtoje politikisht nese vijon te mos mbeshtetet tek forca e partise qe drejton por tek idete ekstreme te aleateve per te bllokuar zgjedhjet vendore. Aleate te cilet sipas Fatos Bejes jo vetem qe nuk jane ne Parlament por jane edhe te pazote per te marre qofte edhe nje kryetar komune ne zgjedhje vendore. Nisur dhe nga pervoja e tij e meparshme ne krye te Komisionit te Ligjeve Beja deklaroi dje se nuk eshte mazhoranca ajo qe ka penguar ngritjen e komisionit hetimor por opozita e cila per me shume se nje vit e gjysme nuk vepron ne institucione dhe ne rruge ligjore duke shperfillur keshtu edhe fuqine qe do ti jepte grupi i madh parlamentar.
Perplasjet me te fundit per hetimin e zgjedhjeve te 2009-s bene qe opozita te vazhdoje marredhenien e kushtezuar me Parlamentin duke mos votuar keshtu ligjet me shumice te cilesuar. Kjo eshte nje pengese edhe ne permbushjen e rekomandimeve qe Bashkimi Evropian kerkon per hapjen e negociatave per anetaresim.
Para dy diteve mazhoranca miratoi e vetme ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve nje relacion plot me verejtje ndaj draftit te PS-se ku kerkohet ngritja e komisionit hetimor per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit ndersa opozita e braktisi komisionin para votimit. Per deputetet demokrate projektvendimi i socialisteve bie ndesh me Kushtetuten vendimet e Gjykates Kushtetuese ligjin per ngritjen e komisioneve hetimore dhe kodin e praktikave te mira per ceshtjet zgjedhore te komisionit te Venecias ne pikat dy tre dhe kater te tij.
Sipas relatorit Viktor Gumi projektvendimi i deputeteve te selise roze nuk e mbeshtet ne piken dy te tij hetimin ne fakte apo teresi faktesh por mbi dyshime. Gjithashtu ne kete draft mazhoranca argumenton si nje tjeter shkelje flagrante te ligjit per komisionet hetimore edhe opsionin e parashtruar nga deputetet socialiste ate te shumices ne vendimmarrje. Per te gjitha keto verejtje mazhoranca e ftoi opoziten te reflektoje duke bere ndryshimet kushtetuese dhe ligjore ne projektvendim. Por kundrejt kesaj ftese opozita kercenoi vetem disa caste me vone per bllokimin e zgjedhjeve te 8 majit.