Frika per humbje te majtet kercenojne me bojkot

Kreu i PSD-se paralajmeron masa ekstreme. Merr fund durimi tani radha e bllokimit te zgjedhjeve
Opozita e majte pasi u terhoq nga hetimi i materialeve zgjedhore te 28 qershorit kercenoi dje permes drejtuesve te saj se do te ndjeke cdo menyre per te bllokuar zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit. Njeri prej aleateve te PS-se kreu i PSD-se Skender Gjinushi paralajmeroi diten e djeshme se pas marrjes fund te durimit tani opozita do te hidhet ne sulm politik per te mos lejuar shqiptaret qe te votojne te lire dhe te barabarte me daten 8 maj te vitit te ardhshem. Ky variant i Gjinushit eshte hedhur edhe ne tryezen e opozites ne mbledhjen e dy diteve me pare te krereve te se majtes e cila u mblodh pas refuzimit nga mazhoranca te propozimit te PS-se per hetimin e zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Kryesocialdemokrati u shpreh se opozita prej muajit korrik ka humbur kohe ne kerkim te kompromisit me Kryeministrin Berisha me te cilin sipas Gjinushit ishte i pritshem nje perfundim i tille. Ka humbje kohe nga korriku dhe ketej duke pritur me shpresen se do te reflektoje kjo shumice. Nuk behet me me pakte me shpresa - presim dhe nje jave ke dhe nje shans te fundit hajde me projekt-rezoluta. Ne demokraci dhe ne demokracite hibride si Shqiperia cka eshte e domosdoshme realizohet por do kellqe do nje qendrim te qarte opozitar dhe sigurisht do dhe nje popull qe e mbeshtet kete opozite por per te mbrojtur interesat e veta jo te opozites - tha Gjinushi. Gjithashtu ne fjalen e tij kreu i PDS-se nuk ngurroi te vazhdonte me sulme edhe ndaj vete opozites e cila sipas tij duhej te ishte tregua me shume agresive. Ne qofte se opozita mban nje qendrim te qarte para ketij realiteti qe e kupton cdo njeri atehere eshte e detyruar te imponohet nje zgjidhje politike. Ky pushtet eshte mbajtur vetem nga toleranca e opozites - u shpreh Gjinushi. Por Opozita e Bashkuar ende nuk ka unifikuar qendrimin e saj final megjithese qe pas refuzimit te mazhorances ndaj propozimit te fundit te PS-se ku u kundershtuan tri pika te tij qe ishin ne kundershtim me ligjin deklaratat nga te majtet kane qene ekstreme. Keshtu kreu i PS-se vendosi ultimatum ndaj mazhorances per reflektim deri ne date 23 dhjetor ne lidhje me propozimin e socialisteve per hetim te zgjedhjeve te kaluara parlamentare. Sipas tij nese nuk arrihet nje zgjidhje atehere socialistet jo vetem qe nuk do te marrin pjese ne zgjedhjet e ardhshme vendore por edhe do te bejne te mundur mosrealizimin e tyre. Ndersa aleatet e majte deklaruan se e vetmja zgjidhje tashme pas refuzimit te mazhorances mbeten protestat dhe bllokimi i zgjedhjeve te ardhshme lokale qe do te zhvillohen ne 8 maj 2011.