E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD ua lë “betejën” pensionistëve, nis protesta para Kuvendit

Forca të shumta policie janë mbledhur para Kuvendit për protestën e organizuar nga opozita.

Qytetarët kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë ditën e djeshme në kryeqytet, pasi sherrit mes të miturve.

Policët janë mbledhur për të shmangur çdolloj përshkallëzimi që mund të ndodhë. Partia Demokratike paralajmëroi protestë për të kundërshtuar miratimin e projekt buxhetit për vitin 2025.

Fjalimet e para po mbahen nga pensionistët ndërsa deputetët janë në seancën plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›