E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD vendos të mbledhë Kuvendin Kombëtar më 12 dhjetor

TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë Kuvendin Kombëtar më 12 dhjetor. Vendimi u mor sot në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie.

Sipas zëdhënëses, ky kuvend mblidhet për të analizuar zgjedhjet e përgjithshme të 28 Qershorit si dhe për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike në kuvendet e degëve.


"Këto analiza do të shoqërohen me të gjitha korrigjimet e nevojshme në drejtimin e strukturave lokale për të mënjanuar defektet e mundshme të vërejtura në zgjedhjet e 28 Qershorit", thuhet në njoftimin e PD-së. Ndërkohë që formalisht do të votohet edhe për Kryetarin e ri të partisë.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›