E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Kundër çdo imuniteti

Pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, kryetari i kësaj partie, Sali Berisha ka deklaruar se duke qenë se nga mungesa e opozitës në Parlament nuk u bë e mundur ndryshimi i ligjit për imunitetin atëherë mazhoranca do të mbajë qëndrim të njënashëm. "Ne do të mbajë qëndrim të njëanshëm. Çdo kërkesë nga organet gjyqësore për heqje imuniteti do jetë e pranueshme", tha Berisha.
Sipas kreut të qeverisë, mazhoranca ka të drejtë të mos i njohë vetes imunitete. "Maxhoranca ka të drejtën të mos i njohë vetes imunitete siç ka ndodhur. Por nuk ndryshon dot ligjin, por qëndrim i njënashëm mund të mbahet. Unë jam kundër çdo imuniteti", theksoi Berisha.
Kryesia e Partisë Demokratike vendos të thërrasë Kongresin e kësaj partie më 12 dhjetor të këtij viti. Kongresi do të zgjedhë kreun e forcës më të madhe politike në vend. Kongresi i 12 dhjetorit do të zgjedhë gjithashtu dhe këshillin kombëtar të kësaj partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›