E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD,Bogdani: Arroganca e Ramës la Tiranën pa buxhet

Ndryshe nga kreu i Bashkisë së Tiranës , Partia Demokratike e quan të pavotuar buxhetin e vitit 2009.Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësi i PD, Gerti Bagdani theksoi se Buxheti i bashkisë nuk u votua për shkak se kryetari Edi Rama nuk pranoi ndryshimet. 

TIRANE- Ndryshe nga kreu i Bashkisë së Tiranës , Partia Demokratike e quan të pavotuar buxhetin e vitit 2009. Ndërkohë nuk jepen detaje se si do të veprojë më tej PD, përballë faktit që për Ramën, buxheti është cilësuar një kapitull i mbyllur.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësi i PD, Gerti Bagdani theksoi se Buxheti i bashkisë nuk u votua për shkak se kryetari Edi Rama nuk pranoi ndryshimet.
“Buxheti nuk u votua sepse kryetari i Bashkisë me arrogancën e tij nuk pranoi ndryshimet dhe një gjë të tillë ai e bën duke lënë qytetin pa buxhet ai i bëri të qartë të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë politikën që ju votoni dhe unë numëroj”-ka thënë zëdhënësi i Partisë Demokratike.
Ndër të tjera, Bogdani e konsideri si arrogancë, sjelljen e Ramës gjatë mbledhjes së kaluar të Këshillit Bashkiak, duke thënë se ai demonstroi interesat e ngushta personale pa dëgjuar këshilltarët.
Votimi i radhës për buxhetin e Tiranës u shty pas debatesh të shumta, për një afat të pacaktuar, ndërkohë që kreu Edi Rama ka deklaruar se 29 votat pro të cilat i numëroi personalisht janë të mjaftueshme për të celur fondet, sepse buxheti i Tiranës konsiderohet i aprovuar.
(e.n/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›