E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albtelekom, paraqet oferta shërbimi për institucionet

Kompania “Albtelekom” paraqet ofertën e re për shërbimin e internetit për institucionet shtetërore. Duke filluar nga 1 shkurti, për të gjitha institucionet do të ofrohet instalimi dhe modemi falas, si dhe 50% ulje e tarifave për gjashtë muajt e parë. 

TIRANE- Pas abonentëve familjarë kompania “Albtelekom”, paraqit ofertat e shërbimit të internetit edhe për institucionet shtetërore. Duke filluar nga 1 shkurti për të gjithë institucionet ofrohet përveç instalimit dhe modenit falas edhe përgjysmimi i tarifave.
Drejtuesit e “Albtelekomit”, kanë njoftuar gjithashtu se brenda këtij viti do të ofrohet shërbimi i internetit në 2117 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme më vend pas tenderit të Ministrisë së Arsimit të fituar nga kompania.
Drejtuesit e “Albtelekomit”, kanë deklaruar se paralelisht me internetin do të vazhdojnë ofertat e telefonisë dhe për abonentët familjarë, ato parashikojnë ulje të tarifave nga 10 deri në 25 për qind për thirrje ndërkombëtare dhe ato drejtuar operatorëve celular. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›