PD:Deputetja socialiste kërcënoi Rajmonda Bulkun
Partia Demokratike akuzoi sot deputetët e PS, pjesëmarrës në grevën e urisë se kanë kërcënuar deputeten demokrate Rajmonda Bulku.
Sipas deklaratës së PD-së, deputetja Bulku është kërcënuar dhe fyer me anë të mesazheve të dërguara në adresë të saj pas deklaratave të bëra nga ajo në lidhje me grevën e urisë të deputetëve socialistë.
"Ata kërcënuan Rajmonda Bulkun sepse kjo grua e nënë shqiptare nuk mundi të pajtohej me terrorin psikologjik, psikodramën dhe lëndimin e thellë shpirtëror që përjetojnë vogëlushët që kanë nënat e tyre të ngujuara në grevën Rama - Ruci", tha zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli.
"Partia Demokratike i thotë zotit Rama se ajo është e gatshme të respektojë plotësisht liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë të garantuara në Kushtetutë por hedh poshtë me indinjatë kërcënimet banditeske alla mafia ndaj deputetes së saj dhe artistes Rajmonda Bulku dhe paralajmëron se autorët e këtij kërcënimi do të marrin përgjigjen më të merituar ligjore", thuhet në deklaratë.
Dje në seancën plenare në Kuvend, Rajmonda Bulku pretendoi se ka marrë një sms në celularin e saj në të cilin sipas deputetes shpeheshin kërënime dhe kanosje nga një deputete e Partisë Socialiste.