E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e urisë e PS-së, një tjetër grevist dërgohet në spital

Një tjetër grevist i Partisë Socialiste është dërguar në spital në gjendje të rëndë pak minuta më parë duke e çuar në tre numrin e personave që kanë lënë të detyruar çadrat në bulevardin kryesor të Tiranës ditën e sotme.
Sipas burimeve nga Komiteti i Grevës së Urisë, grevisti i cili ka pasur probleme shëndetësore, është shtetasi Isa Arapi, 40 vjeç, dhe është përfaqësues i qarkut të Vlorës.
Ai ka pasur probleme shëndetësore për shkak të mungesës së ushqimit ndërsa menjëherë ekipi i mjekëve ka ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë në vend e më pas duke e transportuar në spital për ndihmë më të zgjeruar mjekësore.
Greva e urisë e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste është sot në ditën e tetë të saj.
Në orët e mëngjesit dhe më pas në drekë, edhe dy grevistë të tjerë kanë lënë çadrat pas problemeve shëndetësore që kanë pasur dhe janë dërguar me urgjencë në spital per ndihme mjekesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›