E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI: Kërkojmë Ministrinë e Punës dhe të Mjedisit

Kryetari i PDI-së Tahir Muhedini në një prononcim për mediat ka deklaruar se në marrëveshjen që do të diskutohet me kryeministrin Berisha për krijmin e qeverisë së re, minimalisht kjo parti do të kërkojë Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Ministrinë e Mjedisit. Ai gjithashtu se Partia Bashkimi për Integrim kërkon edhe 2 zëvendësministra dhe dy ambasadorë. Ndërsa për negociatat me Partinë Demokratike kreu i PDI-së Tahir Muhedini u shpreh se negociatat nuk kanë filluar akoma.
Partia për Drejtësi dhe Integrim (PDI), e cila mbron interesat e çamëve nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me PD-në në zgjedhjet e 28 qershorit ku edhe mori një mandate deputeti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›