E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kriminelët u liruan për fushatën e Berishës

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të djeshme të kryeministrit Berisha duke theksuar se ai së bashku me Ilir Metën po përgatinin dasmën e turpit të madh politik. Sipas tij nuk mund të fshihet i gjithë procesi i zgjedhjeve të lihen pas krahëve vjedhet e votave.
"Dje publiku u njoh me qëndrimin e Berishës lidhur me pretendimet e ngritura prej nesh për procesin zgjedhor dhe për të gjitha aspektet që e bëjnë një maskaradë zgjedhore" u shpreh Rama duke shtuar se çështja e bashkëpunimit të Berishës me kriminelët e liruar nga burgjet për fushtatë elektorale nuk do të lihet pezull. Rama ka akuzuar sërish Berishën për lejet e dhëna për këta vrasës dhe trafikant si procedurë e zakonshme që do të vashdojë normalisht duke theksuar se ku bashkpunim ka qënë i qëllimshëm dhe i strukturuar për qëllimin e vëtëm të mbajtjes me çdokusht të pushtetit duke abazuar me shtetin dhe ligjet e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›