PDI: Në parlamentin e ri rezolutë për çështjen Çame
Lajmin e ka bërë të ditur në një intervistë televizive kreu i PDI-së, Tahir Muhedini.
“Kemi kërkesa nga të dyja krahët PS dhe PD, elementë të të cilëve duan të bashkohen me ne. Tani jemi duke negociuar me një deputet të Partisë Socialiste, por do të jenë strukturat e partisë të cilat do të vendosin”, tha Muhedini.
Kreu i PDI-së i bëri thirrje dhe kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule që të bashkëpunojë me të për çështjen Çame. Sipas Muhedinit marrëdhëniet Shqipëri- Greqi nuk mund të jenë të qeta pa u zgjidhur kjo çështje.
Muhedini tha se partia e tij do të kërkojë miratimin e rezulotës Çame në parlament.
“Në programin tonë pika e parë është zgjidhja e çështjes Çame, dhe në parlamentin e ardhshëm do të kërkojmë miratimin e një rezolute për zgjidhjen e saj”, përfundoi kreu i PDI-së Muhedini.